“Jam për shtëpi”, Rike Roci e “djeg” duke kërcyer me fshesë në dorë (FOTO LAJM)

Ndonëse prej kohësh ka preferuar të qëndrojë larg ekranit, Rike Roçi vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke postuar foto e video nga përditshmëria.

Ditën e sotme teksa po pastronte shtëpinë, Rike postoi një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën e Elvana Gjatës “Me tana”. Ndërkohë modelja shfaqet duke kërcyer për shtatë palë qejfe teksa tregon se është vajzë për shtëpi.

“Goc për shtëpi…ju thaftë goja kush nuk beson”, shkruan Rike krah videos.


Shtuar 1.06.2020 06:36