Italia zgjedh Irma Libohovën për të përshtatur “Bella Ciao” në shqip (VIDEO)

Një këngë e rezistencës, e lirisë, e luftës së përbashkët përshëndeti Italinë në ditën e saj, në Ditën e Çlirimit.

“Bella Ciao” u këndua nga 7 artistë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe Irma Libohova jonë. E kujdesshme për të kuruar çdo detaj, edhe veshjen e saj kuqezi me shqiponjën në zemër.

Projekti u koordinua nga Tommaso Primo dhe kënduan: Tomasso nga Italia, Guillem Rome nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Deëis Caldes nga Brazili, Georgios Strimpakos nga Greqia, Laye Ba nga Senegali dhe Irma Libohova nga Shqipëria.


Shtuar 27.04.2020 13:21