Spiropali në fjalën e saj ne Kuvend tha se Teatri Kombëtar i ri do të ngrihet më i bukur se kurrë teksa u shpreh se në vend nuk ka pasur teatër, por ca aktorë trushplarë.
Albërie Hadërgjonaj i është kthyer publikisht ministres Elisa Spiropali pas këtij fjalimi qe u prit aspak mire nga artistet.
“Edhe një çështje tjetër, Teatri. Ja ku bashkoheni edhe ju me ata. Sepse ata janë tallur, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë. Nuk kemi patur teatër moj zonjë, kanë qenë ca trushplarë e jo artistë. Shumica e aktorëve që kanë dhënë shpirtin në atë skenë do vazhdojnë ta japin në mënyrë dinjitoze. Ata duan të bëjnë Pazar për veten e tyre, për sistemin, ju doni të mbijetoni në politikë, po në të njëjtën mënyrë”, ishte deklarata e ministres.
Përmes një postimi në Instagram, artistja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj ka reaguar ashpër ndaj Spiropalit dhe thekson se ministrja duhet të ngrejë zërin për të drejtat e artistëve.
“Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e tu, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han M… për artistat“, shkruan këngëtarja.