Ina dhe Geri largohen zyrtarisht nga “Për’Puthen”

Ina dhe Geri, dy konkurrentët e “Për’Puthen” në “E diell”, shkëmbyen javën e kalur puthjen e parë, duke konfirmuar se marrëdhënia e tyre ka arritur në të tjera nivele. Mesa duket, Ina dhe Geri janë zyrtarisht çift dhe kjo do të thotë se do ta ndërpresin rrugëtimin në “Për’Puthen”. Një gjë të tillë, Ina e konfirmoi në Instagram.

“Sot përfundon rrugëtimi im dhe i Gerit në ‘Për’Puthen’. Do të ngelet gjithmonë një nga eksperiencat më sfiduese për mua. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”

Ina dhe Geri largohen nga ‘Për’Puthen’

Ina dhe Geri janë çifti i parë i programit.


Shtuar 26.04.2020 14:54