Ilda Bejleri aksidenton rëndë 64-vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja?

Moderatorja Ilda Bejleri dyshohet se ka shkaktuar një aksident ditën e sotme në Tiranë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 12:20, në Tiranë.

Enriketa Gjuzi është plagosur rëndë dhe gjendet në reanimacion pranë spitalit të Traumës.

64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.

Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes.

Dhjetëra automjete kanë ndaluar pas saj duke ndihmuar zonjën e aksidentuar rëndë.

Mësohet që 64-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nuk dihet fati për jetën.


Shtuar 12.02.2020 17:44