Ibra dhe gazetarja e famshme sportive në një lidhje? (FOTO LAJM)

Zlatan Ibrahimovic spekulohet se ka filluar një lidhje të re.

Një thashethem i bujshëm ka “ndezur” verën e 2020-ës, pasi siç raporton revista “Chi”, mes sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe gazetares së njohur Diletta Leotta ka nisur një romancë prej pak kohësh.

Gjithçka nisi kur një kompani fitnesi zgjodhi pikërisht sulmuesin 38-vjeçar dhe bukuroshen italiane si imazh të një spoti publicitar, ndërsa tani burime për “Chi” kanë konfirmuar se Diletta dhe Zlatan janë parë të darkojnë në Sardegna.

Gazetarja që është edhe imazh i transmetuesit të kampionatit italian DAZN, është single, pasi prej disa kohësh është ndarë nga boksieri Daniele Scardina, ndërsa Ibra është i martuar me Helena Seger, lidhja me të cilën zgjat prej thuajse 20 vitesh.


Shtuar 19.08.2020 11:45