I sapo kthyer nga Italia, Olsi Bylyku ndalohet nga policia duke shëtitur me makinë(VIDEO)

Policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit që janë ngritur pas masave të ndërmarra nga qeveria për frenimin e përhapjes së Koronavirusit.

Olsi kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia, më 8 mars dhe sipas vendimit të qeverisë ai duhej të qëndronte i izoluar në shtëpi për të paktën 14 ditë.

Aktori shqiptar nuk ishte i pajisur as me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia, duke qenë në kundërshtim të plotë me urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese.

Një ditë më parë, Olsi iu bashkua thirrjes “Unë qëndroj në shtëpi” të shumë personazheve të njohur shqiptarë, duke publikuar një video nga shtëpia e tij.

Policia e ka shoqëruar Olsin për në banesë duke i kërkuar marrjen e masave dhe vetëizolim pasi mund të rrezikojë veten dhe personat e tjerë.


Shtuar 13.03.2020 15:53