I preferuari i shqiptarëve, aktori turk do të bëhet baba për herë të parë (FOTO LAJM)

Aktori i njohur turk Murat Yildirim do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e bukur e bëjnë të ditur mediat turke duke qenë se vetë aktori është treguar i rezervuar për jetën private.

Murat Yildirim, i cili është shumë i njohur nga roli i Savashit në serialin “Dashuri dhe ndëshkim”, është i martuar me bukuroshen marokene Iman Elbani.

Bashkëshortja e aktorit është 2-muajshe shtatzënë dhe çifti janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër.

Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin, i cili edhe më herët u përpoq të sillte në jetë një fëmijë.

Deri tani lajmin ata e kanë ndarë vetëm me njerëzit e tyre të afërt.


Shtuar 22.06.2020 08:55