I “martuan” për të disatën herë, Armina Mevlani sqaron ndjekësit për dasmën (FOTO LAJM)

Arimna Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë prej 5 vitesh të lidhur dhe lidhja e tyre ka qenë ndër më të shënjestruarve të mediave.

Jo më larg se dje qarkulloi lajmi se çifti do të martohej këtë pranverë e madje pretenduan se kishin zbuluar dhe ambinetin ku do të zhvillohej dasma.

Por, Armina nuk ka pritur shumë për t’iu dhënë fund polemikave nëpërmjet një InsatStory:

Mediat na kanë martuar dhe ndarë disa herë përgjatë këtyre viteve. Këto kohë kanë dëshirë të na martojnë sa më parë. Doja vetëm t’ju sugjeroj të mos besoni gjithçka që dëgjoni.
Sigurisht që do të ketë dasmë. Por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë kjo pranverë”,shkruan bloggeria e njohur./albeu.com


Shtuar 3.02.2020 14:35