I doli nga fjala? Aktori nervozohet me gazetaren, ajo bie në pishinë (VIDEO)

“C’është kjo pyetje që bën, fike kamerën. Ne nuk e lamë kështu…”

Regjisori Drilon Hoxha ka qenë i ftuar këtë të shtunë në Pop Culture, ku nuk i shpëtoi një pyetjeje pikante të moderatores Kilda.

Kjo e fundit e ngacmuar Drilonin duke thënë se ka dëgjuar që njerëzit që merr në film, nuk i paguan por ju merr lekë!

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer regjisorit i cili ka kërkuar të fiken kamerat dhe të mbyllet intervista me aq!

“C’është kjo pyetje që bën, fike kamerën. Ne nuk e lamë kështu, se ti je dhe gazetare nuk e di si të mbajnë të topit në punë, hiqe fare. Të thashë në fillim mos më ngacmo”- ka thënë Driloni i nervozuar.

Teksa gazetarja e ka ndjekur për të përfunduar intervistën dhe për të qetësuar situatën, ajo ka rënë në pishinë. Aq mjaftoi që situata të qetësohej dhe të kuptonim se gjithçka ishte thjesht një shaka.


Shtuar 20.06.2020 16:49