I akuzuar, Gjykata merr vendim për Vali Corleonen

Princ Valentino Corleone, i njohur si Vali Corleone është liruar për herë të dytë nga akuzat.

Ai ishte akuzuar se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe ka bartur armë pa leje.

Ky shqyrtim gjyqësor kishte nisur nga fillimi pasi që Gjykata e Apelit lëndën e kishte kthyer në rigjykim për shkak të shkeljeve procedurale.

Edhe në shqyrtimin e parë gjyqësor i akuzuari Corleone ishte liruar nga akuzat në mungesë të provave.

Ai në seancën e datës 18 qershor e pati kundërshtuar aktakuzën duke kërkuar nga Gjykata lirimin nga akuzat.


Shtuar 22.06.2020 10:43