Aktorja e njohur turke Alina Boz është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke e më pas është konfirmuar edhe nga vetë aktorja simpatike.
Alina është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar për të frenuar përhapjen e virusit.
Përmes një postimi në Instagram, aktorja ka falenderuar të gjithë fansat për mesazhet e shumta pasi ishin shqetësuar për gjendjen e saj.
“Pas një kontrolli rutinë dola pozitiv me Covid 19. Gjendja ime shqndetësore është e mirë dhe do vazhdoj trajtimin në shtëpi. Faleminderit për mesazhet tuaja”-shkruajti aktorja.
Kujtojmë që Alina Boz e njohim nga roli i “Hazallit” në serialin “Fate të kryqëzuara” dhe “Azra” në serialin “Mos ma lësho dorën”.