Gjërat po bëhen serioze, Jonida dhe Romeo publikojnë videon e parë në “Tik Tok” së bashku (VIDEO)

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj duan prap të bëjnë zhurmë dhe tashmë asgjë smund t’i ndal.

Dyshja i është bashkuar tashmë rrjetit social më të popullarizuar kohët e fundit, Tik Tok, duke publikuar videon e parë së bashku.

Jonida ka ndarë në InstaStory kërcimin e tyre me lëvizjet e famshme të TikTok-ut, teksa shfaqen të veshur ‘matchy-matchy’ me njëri-tjetrin

Me këtë video, ata konfirmuan njëherë e mirë zërat e lidhjes dhe duket se s’kanë ndërmend ta fshehin më nga mediat dashurinë e tyre.

Madje, Jonida tregoi se kjo është vetëm pjesë e parë e videove që do të shohim së shpejti dhe mezi po presim!

Jonida dhe Romeo kaluan së bashku disa ditë në karantinë, teksa udhëtuan në jug për të shijuar detin dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

Postimet e tyre të njëjta në rrjete sociale i nxorrën hapur, megjithatë askush prej tyre nuk dëshiroi të pranonte faktin që vazhdonin të ishin bashkë.


Shtuar 6.05.2020 06:50