Fjalët më të ëmbla për të bijën, Khloe e Zaiminës bën 2 vjeç (VIDEO)

Sot është dita më e veçantë për Zaiminën, pasi Khloe feston 2-vjetorin e lindjes. Mes fjalësh plot emocion dhe një video të realizuar me kujtimet më të ëmbla, Vasjari është siguruar të bëjë dedikimin më të bukur për të bijën.

“Ti më erdhe si dhurata më e bukur që Zoti më ka falur në jetë, ti solle një tjetër dimension dashurie që në momentin e parë kur erdhe në gjoksin tim, moment të cilin kurrë nuk do ta harroj”, ka shkruar Zaimina ndër të tjera. Ajo ka zbuluar se për mbrëmjen e sotme, Khloe do të festojë siç e meriton, ndërsa tema e datëlindjes duket se do të jetë: “KHLOE is TWO Sëeet”.

Në videon shoqëruese, Zaimina ka përmbledhur momentet më të bukura jo vetëm krah Khloe, por edhe me bashkëshortin.


Shtuar 29.01.2020 12:14