Feston ditëlindjen, urimi special i Françeska Jaçes për futbollistin e Tiranës (FOTO LAJM)

Lojtari i skuadrës së Tiranë ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e tij të 23-të, ndërsa ka marrë një urim të veçantë nga modelja Françeska Jaçe.

Përmes një “Insta story” Françeska ka publikuar videon ku në krah shfaqet Doka, duke i uruar atij ditëlindjen.

Doka është nga të paktët futbollistë që ka shumë shoqëri me vajzat e ekranit shqiptar, ku më shumë spikasin modelet. Ndërsa së fundmi ndërsa është pyetur për jetën personale, Doka është shprehur se ai ka qenë gjithmonë beqar.

Rikujtojmë se lojtari i Tiranës do të kalojë sezonin e ardhshëm te klubi kroat i HNK Gorica.

Ndërsa më parë Doka është fotografuar edhe në krahët e Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara, me të cilën po kalonte pushimet në Sarandë.


Shtuar 1.07.2020 12:56