Sot këngëtarja bukuroshe feston ditëlindjen e saj të 26 dhe patjetër që Instagrami i saj është plot e për plot me urime dhe surpriza për Beatrixin.
Këngëtarja është surprizuar edhe nga familjarët në mesnatë ku ka publikuar foto me tortën dhe qirinjt.
Pranë i qëndrojnë miq dhe nëna e saj Antigone Ramosaj, e cila gjithashtu ka uruar vajzën e saj përmes një postimi të ëmbël në Instagram:
” Qika jem Edhe 100 vite te lumtura ❤️👑😇🌹🎂Te dhashte Zoti shume fat dhe shëndet 🙌🙌🙌🙏Qoft viti yt siq ta don zemra 🙏🙌❤️Te dua❤️🥂🥂”!
Festa më pas ka vijuar në shtëpinë e këngëtarës, e cila ka publikuar një foto me një tortë të mbushur plot me qirinj, për të marrë me dhjetëra komente nga artistë të njohur!
Dje, Beatrix bëri një reflektim për ditën e fundit si 25-vjeçare dhe gjërat më me vlerë në jetë për të cilat tha se ndihet e bekuar. Krahas fotos ku shfaqet super seksi me bikini ajo shkruante:
“Sot është 8 qershor, që do të thotë se sot është dita ime e fundit si 25-vjeçare. Nesër bëhem 26 dhe futem në të 20-tat e vona. Viti i fundit ka fluturuar! Kam krijuar disa kujtime fantastike. Koha fluturon kaq shpejt! Thjesht kam reflektuar gjatë këtij viti të fundit me udhëtime dhe ndihem e bekuar për faktin se ku kam arritur mendërisht, shpirtërisht dhe emocionalisht në jetën time! Jam kaq falenderuese! Ju dërgoj shumë dashuri dhe pozitivitet!”- janë fjalët e këngëtares.
