Festa nuk ka mbaruar ende, brenda ditëlindjes luksose së Era Isrefit (VIDEO)

Më 4 korrik këngëtarja e dashur Era Istrefi festoi 26 vjetorin, pasi.

Ajo ka shpërndarë disa video në Instastory, ku tregon se ka pritur ditëlindjen e saj në shoqërinë e njerëzve të afërt, duke hapur një shampanjë, teksa në sfond dëgjohej muzika.

Ditën e sotme Era është kthyer në shtëpi, pas udhëtimit misterioz, dhe familjarët e saj e kanë pritur me një super party të menduar në detaje.

Në sy tullumbacat që ndodhen kudo në shtëpi, torta e ditëlindjes, një super dhuratë për Erën dhe mbi të gjitha Rene, e cila ka uruar tezen në një mënyrë origjinale.

Dy ditë më parë, Era ka publikuar pamje nga një studio muzikore, duke na bërë tepër kuriozë të mësojmë më shumë për projektin që na pret.


Shtuar 7.07.2020 21:04