“Është personale”, Rudina Dembacaj thotë publikisht moderatoren shqiptare që nuk pëlqen (FOTO LAJM)

Këtë javë në emisionin “Mos i fol shoferit”, ishte e ftuar moderatorja Albana Bejko. Ajo ka treguar se si i ka ardhur propozimi për emisionin “Ora Sport” në RTV ORA.

“Ky emision ka qenë i shumë figurave të rëndësishme në sport më Parë, Gerti Çarçani, Enkelejda Zeko, Blendi Tafaj me Viola Spiron dhe ndodhi që përë këtë sezon drejtuesit e televizionit kërkonin një fytyrë të re”, tha Albana.

Është dashur që t’i përmendet emri Viola Spiros që Rudina Dembacaj të tregonte që nuk e ka dhe aq qejf dhe kjo për arsye personale.

“Moj sa mirë që erdhe ti, më pëlqen shumë më shumë se Viola Spiro. Është personale, ç’ke, unë dua ta them”, u shpreh Rudina, duke mos zbuluar arsyen e kësaj deklarate kaq të papritur.


Shtuar 25.05.2020 07:51