Këngëtarja shumë e dashur për publikun e që gjithë këto vite na ka bërë të kërcejmë e këndojmë me hitet e saj, Elvana Gjata feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, Elvana e ka uruar veten me anë të një videoje ku ka bërë përmbledhur disa nga këngët e albumit “3”.
“Gëzuar ditëlindjen “3”, shkruan Elvana krah kësaj videoje dhe jo pa shkak ka zgjedhur ta urojë veten kështu sepse këngëtarja sot mbush 33 vjeç.