Moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” ka habitur së fundmi ndjekësit me deklaratën e saj në Instagram.
“Psikologjia thotë se personi që përpiqet të bëjë këdo të lumtur, shpesh përfundon duke u ndjerë më i vetmuari”, ka shkruar Arbana Osmani në InstaStory duke lënë në dyshime ndjekësit se çfarë e shtyu të bënte këtë deklaratë moderatoren që përpiqet të bëj të lumtur njerëz çdo javë..
Kujtojmë se Arbana është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Eduart Grishaj, por nuk dihet nëse deklarata e saj për vetminë ka lidhje me të apo jo./albeu.com/
