E pranoi publikisht: Mateus Frroku është i lidhur me vajzën e famshme të ekranit (VIDEO)

Është një nga djemtë më të rezervuar të ekranit sa i përketë jetës private, por në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, kengëtari i talentuar Mateus Frroku, dha shumë eksluzivitete sa i përkasin jetës private.

Ai ka pranuar para moderatores Ester Bylyku se është në një lidhje dashurie me një vajzë që është personazh publik.

Ester Bylyku: A është Mateusi në një lidhje dashurie? A ke të dashur? Sepse vetë më kërkove të të bëj pyetje konkrete (qesh)

Mateus Frroku: Ta gëzosh dhe na dalt për hajër, po Mateusi është në një lidhje, prej disa kohësh.

Në vazhdim këngëtari pranon se është vajzë e njohur e ekranit, por nuk e zbulon emrin e saj. Megjithatë për vajzën në fjalë dimë që është shoqe shumë e mirë me Anxhela Peristerin.


Shtuar 12.03.2020 13:46