E lidhur me këngëtarin e njohur? Reagon Era Istrefi (FOTO LAJM)

Zërat se këngëtarja shqiptare Era Istrefi është në lidhje dashurie me këngëtarin Julian Perreta qarkullojnë prej kohësh.

Dyshja janë parë shpesh së bashku dhe dyshimet u shtuan atëherë kur ai e quante “mbretëresha ime”.

Asnjëri nuk kanë sqaruar asgjë lidhur me raportet mes tyre e tani pritjes së fansave u erdhi fundi. Ishte Julian ai i cili ka treguar në Instagram se Erën e ka shoqe shumë të mirë.

“Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”, u shpreh ai dhe nuk ka pasur se si të mungoj reagimi i Erës.

“Më mungon miku im i ngushtë Juuul”, ka shkruar Era në reagimin e saj.


Shtuar 25.05.2020 14:47