E dyshuar për Koronavirus, e fejuara e Ronaldos krijon polemikë në Portugali

E gjithë Europa është ndalur në veprimtaritë e përditshme prej shkakut të Koronavirusit, me njerëzit që janë këshilluar të qëndrojnë në izolim për të mos përhapur infektimin me COVID-19.

Gjithashtu, edhe kampionatet në Europë kanë stopuar ndeshjet, ndërsa janë konfirmuar disa raste me futbollistë apo trajner të infektuar.

Italia është vendi europian më i prekur, teksa edhe futbollisti i parë i prekur erdhi nga Serie A. Daniele Rugani rezultoi pozitiv në testime dhe të gjithë lojtarëve dhe stafit të bardhezinjve iu desh të vetzilohej, pasi konsideroheshin si bartës të mundshëm të virusit. Këtë bëri edhe Kristiano Ronaldo nga Portugalia. Luzitani kishte udhëtuar në vendlindje për t’i qëndruar pranë mamasë së tij e cila iu nënshtrua një operacioni.

Ndërkohë, si një person i rrezikuar si mbartës i virusit ishte edhe e fejuara e CR7, Xhorxhina. Pikërisht, bukuroshja ka shkaktuar një polemikë në Portugali, pasi në këto ditë kur duhej të qëndronte në shtëpi, është parë duke shëtitur në disa dyqane veshje të Madeiras. Mesa duket, modelja nuk ka mundur të zbatojë rregullat dhe në këtë formë i duhet të përballet me kritika.


Shtuar 18.03.2020 16:30