Pulovër e bardhë veshur si fustan, çizme me print gjarpri dhe një çantë e zezë. Ngjan e thjeshtë apo jo kjo veshje e Bella Hdid.
Por nuk është. Madje aspak.
Le ta analizojmë. Pulovra e bardhë prej kashmiri është e brandit R13 dhe kushton $895. Shumë e bukur, por sërish mbetet thjesht një pulovër e bardhë.
Çizmet janë Celine me lëkurë pitoni dhe kamosh. Kushtojnë $1,809, por kur mendon për gjithë gjarpërinjtë që janë rrjepur për t’i krijuar, përfundimisht mendon se duhet të kushtojnë më shumë.
Çanta e lëkurës që ngjan si lëkurë hardhuce është nga dolce & Gabbana. Për $2,275 mund të bëhej e juaja, por janë shitur të gjitha. Gjeni diçka tjetër për të bërë me paratë tuaja.
Zinxhiri Chanel kopsit gjithë veshjen. Pa të, do të ishte thjesht një pulovër e bardhë dhe një palë çizme. Zinxhiri kushton $2,096 dhe është thjesht i larë në flori.
Vathët e Bella-s janë sendi më i përballueshëm në këtë listë. Quhen The Baby Amalfi Tube Hoops dhe janë të preferuarit e gjithë gocave të famshme. Kushtojnë $45 dhe janë gjithashtu të larë në flori.
