“Do ta vrisja”, rrëfimi në gjykatë i grabitësit të shtëpisë së Eminem (FOTO LAJM)

Mattheë Hughes, i akuzuar për grabitjen e banesës së këngëtarit Eminem, ka dalë sot para gjykatës dhe është përballur me akuzat.

I riu është shprehur para trupës gjykuese se ai kishte si qëllim vrasjen e reperit, ndaj kishte hyrë dhe në banesën e tij.

Hughes, pasi ka dëshmuar është shpallur fajtor dhe e dënoi atë për shkatërrim prone dhe hyrje me forcë në banesë.

Oficeri i policisë Adam Hackstock, që është marrë me këtë çështje dëshmoi sot në gjykatë dhe tha se Eminem në fillim kishte menduar se po sulmohej nga nipi i tij, por më pas kishte vënë re se po grabitej nga Hughes.

Grabitja ka ndodhur gjatë muajit prill, ku reperi u përlesh me grabitësin dhe më pas e dorëzoi atë tek oficerët e policisë.


Shtuar 11.09.2020 07:15