Këngëtarja Gjira Kajtazi ndonëse prej kohësh nuk është treguar aktive në muzikë, vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në rrjete sociale. Ajo publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria dhe ruan kontakt me ndjekësit.
Së fundmi Gjira ka ndarë me ndjekësit një ngjarje të trishtë që i ka ndodhur disa kohë më parë. Ajo ka treguar se gjatë kohës kur ishte shtatzënë me Maelin, ka humbur një person shumë të dashur për të.
Tezja e saj, të cilën e kishte në vend të nënës, ka ndërruar jetë. “Gjatë shtatzënisë e kam humbur tezen, që pas nënës time ka qenë gruaja që e kam dashur me gjithë zemër…sa shume kisha pas qejf ti sot me qen pranë nesh dhe me ma pa djalin…me mungon shumë dhe ende s’po dua ta besoj që s’je më pranë nesh”, shkruan Gjira. Kujtojmë se vogëlushi Mael mbushi 1-vjeç në Prill.