“Dashuria e jetës sime”, pas 5 vitesh bashkë Young Zerka flet për lidhjen me Ronelën (VIDEO)

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Glamour Zone”, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhënia që ka ai me Ronela Hajatin.

Ai tregoi se përse është aq i rezervuar kur vjen puna tek lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk ka vendosur për të krijuar familje.

“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do te them diçka”, u shpreh ai.

I pyetur se si po shkon lidhja e tij me Ronelën, Zerka e përshkruan fare shkurt duke thënë se “Lidhja me Ronelën po shkon shumë mirë shyqyr zotit”.

Dhe përsa i përket dashurisë së madhe sipas fjalëve të reperit ai “mund” ta ketë gjetur.


Shtuar 20.02.2020 14:43