“Dashuri pa kushte”, Soni Malaj ju prezanton me vajzën e saj (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Soni Malaj është një ndër figurat publike më të rezervuara kur bëhet fjalë për jetën private.

Ajo ka një vajzë, e cila quhet Ana dhe tashmë është 8 vjeç të cilën mund të themi se nuk e ka bërë fare publike.

Mirëpo, ditën e djeshme, këngëtarja ka postuar një foto me Anën në Instagram.

“Dashuri pa kushte”,- ka shkruar Soni krahas fotos së ëmbël.

Këngëtarja ka treguar në intervista të ndryshme se nuk publikon foto të Anës për dy arsye të tjera:

“Ana ka dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe për sytë e tyre unë jam shumë e famshme. Ata nuk e shohin me sy të mirë publikimin e fëmijëve. Kanë ligje të forta në këtë aspekt. Por edhe Mirko e ka me merak dhe unë respektoj edhe dëshirën e tij”,- ka thënë Soni.


Shtuar 4.10.2020 08:56