Dalin fotot e shumë viteve më parë, ka kryer operacione plastike Armina Mevlani? (FOTO LAJM)

Armina Mevlani është pyetur pafund përsa i përket operacioneve plastike.

Pasi e ka mohuar disa herë bloggeria është kthyer pas në kohë duke ndarë me ndjekësit disa foto të disa viteve më parë kur bukuroshja përfaqësonte Shqipërinë në “Miss World” 10 vite më parë.

Me këto foto Armina i ka mbyllur gojën shumë prej atyre që dyshojnë në bukurinë e bloggeres pasi ajo duket njësoj si para 10 vitesh edhe sot.

Kujtojmë se Armina është ndër bloggeret më të suksesshme shqiptare dhe shpesh herë e shohim në angazhime ndërkombëtare me kryefjalë modën./albeu.com


Shtuar 27.01.2020 08:08