“Ciao po të lë”, Bes Kallaku dhe Anila Mimani rikthejnë hitin e paharueshëm (VIDEO)

Pak ditë më parë, Bes Kallaku dhe Anila Mimani zbuluan se do të vinin me një projekt të ri muzikor, i cili ngjalli shumë kureshtje tek ndjekësit.

Pak minuta më parë dyshja e artistëve publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, në të cilin kishin vendosur të sillnin një ‘remake’ të këngës hit ‘Ciao po të lë’.

“E sjellë përseri akoma më bukur me ide dhe projekt të artistit të mrekullueshëm @bes_kallaku. Ju prezantojmë ‘Ciao po të lë’”, ka shkruar Anila krah postimit të saj në ‘Instagram’.

Fansat janë entuziasmuar shumë nga ky projekt i cili i ka kthyer pas në kohë dhe i ka bërë mjaft nostalgjikë, ndaj dhe komentet kanë qenë nga më të ndryshmet


Shtuar 17.07.2020 06:24