Çfarë nuri, Princeshë Elia Zaharia ndryshon look dhe duket njeri tjetër (FOTO LAJM)

Princeshë Elia Zaharia Zogu është padyshim një nga femrat më elegante dhe sharmante shqiptare.

Elia gjithmonë ka rënë në sy për klasin dhe hijeshinë, pavarësisht se ka preferuar të shfaqet e thjeshtë në daljet e saj publike. Së fundmi princesha i ka habitur të gjithë me ndryshimin në pamje.

Elia është shfaqur e grimuar në detaje, me flokët onde dhe shkëlqen e gjitha. Komplimentat nuk kanë munguar për princeshën.

Kujtojmë që muaj më parë Elia publikoi librin e saj me përralla, “Trëndafili i bardhë”.


Shtuar 21.02.2020 08:02