Çfarë bën Merita Halili kur i shkon vjehrra në shtëpi? Përgjigjjet këngëtarja

Këngëtarja e njohur, Merita Halili dhe bashkëshorti i saj, Raif Hyseni kanë qenë ditën e sotme të ftuar në programin ‘E diell’.

Teksa e kane pyetur se çfarë raporti gëzon me vjehrrën, Halili ka treguar duke qeshur se kur ajo udhëton drejt saj në Amerikë fillon ta përgatisë veten dy muaj më parë.

Më tej Merita ka treguar se e ka mësuar veten të adaptohet me të, njëjtë si ajo me këngëtaren. Artistja ka shtuar se vjehrra e ka mësuar të gatuajë petullat e Kosovës, duke kaluar kështu kohë produktive me njëra-tjetrën.

Përveç kësaj, Merita ka performuar disa nga këngët më të dashura të repertorit të saj, duke shkaktuar mjaft ovacione në publik.


Shtuar 22.03.2020 20:13