Capital T prezanton klipin e ri, do ta mbyllë këtë verë shumë “nxhetë” (VIDEO)

Pak ditë më parë, Capital T njoftoi publikimin e një projekti të ri muzikor, për të cilin ishte duke punuar.

Ndjekësit e këngëtarit kanë qenë mjaft kureshtarë, ndaj dhe pak minuta më parë ai ka zbuluar se kur do të publikohet projekti i radhës.

“Sot në orën 19:00, ju prezantoj një super ‘Braziliane’”, ka shkruar Capital T krah videos e cila është shkëputur nga xhirimet e klipit, ku shihen disa vajza duke kërcyer.

Me siguri ky projekt do të vazhdojë të jetë nën ritmet e verës, njëjtë si të gjitha këngët që Capital T ka sjellë deri më tani.

Kujtojmë se bashkëpunimi me Ledri Vulën me titull ‘DMP’ u kthye menjëherë në hit dhe është dëgjuar kudo muajt e verës 2020.


Shtuar 22.08.2020 13:38