Blogerja shqiptare në pritje të ëmbël, e zbulon në mënyrën më të bukur (VIDEO)

Një nga vloggeret e para shqiptare, Sara Karaj, ka dhënë lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël përmes një video me momentet më të veçanta me partnerin e saj. Historinë e saj të dashurisë me Dartin, Sara e ka bërë publike nëpërmjet fotove dhe videove të ndryshme e me sa duket kjo marrëdhënie është finalizuar në mënyrën më të bukur.

Kujtojmë se Sara ka krijuar linjën e saj të kozmetikës dhe ka arritur të krijojë mjaft simpati tek ata që e ndjekin, ndaj menjëherë ka marrë urimet e tyre të përzemërta për këtë lajm të bukur. Sara ka patur gjithashtu kolonën e saj në revista “Who”, ndaj redaksia jonë i uron shtatzëni të mbarë!


Shtuar 4.05.2020 07:07