Big Mama tashmë me një biznes të vetin, për çfarë bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka vendosur t’i futet botës së biznesit. Krahas karrierës në televizion, këtë javë ajo do të hapë një dyqan veshjesh. Këtë lajm e ka dhënë vetë Big Mama, me anë të një postimi në Instagram, ku tregon se biznes do të quhet “BigMama’s Fashion” dhe ndodhet në mes të qytetit të Tetovës.

“Përshëndetje miq të mi te dashur ju njohtoj se BigMama’s Fashion hapet zyrtarisht këtë të enjte me datë 28 Maj, ju mirepresim qe nga ora 08:00 ejani të na vizitoni sigurisht gjithmonë duke respektuar rregullat e masat kundër covid-19, shkruan këngëtarja.


Shtuar 27.05.2020 13:52