Ka qenë ndër më të komentuarat gjatë kësaj vere që sapo lam pas, po si për mos tu mjaftuar Georgina bëri mjaft zhurmë me paraqitjen edhe në edicionin e 77 të Festivalit të Filmit në Venecia.
Jo me një, por partnerja e Ronaldos shkëlqeu në dy fustane ku njërin prej tyre ja kishte besuar stilistes shqiptare, Lia Stublla.
Fustani ishte i gjatë, në ngjyrë të zezë dhe shkëlqente nga teminat, por mbi të gjitha linjat e Georginës bënin mjaft zhurmë në të.
“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjën e bukur Georgina, shumë faleminderit edhe njëherë që i besove punës sonë, ti i bën që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe ❤️🌹 Dashuri @georginagio # venecefilmfestivali2020 #LS veshje”, shkruan stilistja”.
Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që Georgina vishet nga stilistja shqiptare, pasi edhe në Sanremo kishte zgjedhur po ashtu Lian për tu kujdesur për look-un e saj./albeu.com/