“Beni ecën vetë” priti 30 vjet për të takuar dashurinë: Shoqja e gjimnazit (VIDEO)

Besojeni ose jo por dashuritë e gjimnazit mund të rikthehen një ditë dhe fati do që t’i të përfundosh me vajzën që ke dashur që në bankat e shkollës. Kjo histori i ka ndodhur Herion Mustafarajit, aktori i njohur për rolin e “Beni ecën vetë”.

I ftuar dje tek “Rudina” Herioni pranoi se është në një lidhje dashurie me një mikeshën e tij, që e ka patur shoqe klase në shkollë të mesme. Aktori u shpreh se ata u takuan pas 30-vjetësh dhe gjetën përsëri njëri-tjetrin dhe atë dashuri të pakonsumuar më parë.

“Unë, që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë. U takuam pas 30-vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pakonsumuar atëherë në atë kohë. Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta. Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe, si të thuash, edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja. Ndihem i plotësuar, i sigurt, ka shumë gjëra, i bezdisur, se të gjitha bashkë vijnë ato.”

Pra sado e pamundur të duket histori të tilla janë mvse të vërteta. Universi punon në një formë që të rikthejë në jetën tënde persona që janë të destinuar për të qenë në krahun tënd!


Shtuar 21.02.2020 11:42