Bashkëshortja e Haradinajt nuk kursehet tek veshja: Shfaqet me kostum mbi 3000 euro (FOTO LAJM)

Anita, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shpenzon goxha shumë për veshjet e saj.

Disa ditë më më parë, Lola Haradinaj festoi ditëlindjen, dhe me këtë rast e kishte organizuar festën në Shqipëri.

Natyrisht që nuk mungoi Anita, e cila zgjodhi të vishej me pantallona të shkurtër dhe me një xhaketë.

Komstumi i Anitës dukej i thjeshtë, por veshja dhe aksesorët atë ditë i kushtuan mbi 3400 euro.

Sipas mediave kosovare që i janë referuar “What they ëearing”, xhaketa e “Zadig & Voltaire”, kushtoi 550 euro, ndërsa pantallonat e shkurtër nga po e njëjta markë kushtuan 350 euro.

Bluza i kushtoi 220 euro, ndërsa këpucët e “Bottega Veneta” kapin shifrën 910 euro.

Po ashtu, qaforja e brendit “Chanel” kushton jo më pak se 1.379 euro.

Në total, veshja e saj vetëm për një ditë, kur mori pjesë në ditëlindjen e një anëtari të afërt të familjes, shkoi në mbi 3 mijë euro, shifër kjo tepër e konsiderueshme për nivelin e jetesës në Kosovë dhe Shqipëri.


Shtuar 27.06.2020 15:56