Bashkëpunimi i shumëpritur, publikohet kënga e Justin Bieber dhe Ariana Grande (VIDEO)

Prej kohësh ishte lajmëruar bashkëpunimi i dy prej këngëtarëve më të njohur dhe më të ndjekur të momentit, Justin Bieber dhe Ariana Grande.

Sot fanat festojnë pasi klipi më në fund u publikua.

Klipi i këngës është mjaft i thjeshtë, i bërë në kushte shtëpie dhe pjesë e tij janë bërë edhe fansat e dy këngëtarëve.

Justin dhe Ariana kanë bërë me dije se të gjitha të ardhurat mbi këtë projekt do të shkojnë për personat që janë në vijat e parë të betejës kundër koronavirusit.

“Të ardhurat nga shitjet e këngës “Stuck With U” do të shkojnë për fondacionin e fëmijëve që do të financojnë bursat e shkollave të fëmijëve të punonjësve të kujdesit shëndetësor, teknikë mjekësorë të urgjencës, policë dhe zjarrfikës që shërbejnë në vijat e para gjatë pandemisë globale”, thanë ata pak ditë më parë.

Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtarëve dhe në pak orë ka arritur më shumë se 1 milion klikime.


Shtuar 8.05.2020 08:26