Babai i Ergi Dinit shpërthen në lot “live”: Dua t`i them më fal, t`i them t`du

Dashamir Dini, babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, ka qenë sot i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, për të diskutuar rreth eksperimentit të bërë në Korenë e Jugut, ku nëna takon virtualisht vajzën e saj e cila është larguar nga jeta, me anë të disa pajisjeve teknologjike mjaft të avancuara.

Dashamiri pranoi se kjo pajisje do iu falte lumturi prindërve që kanë humbur fëmijët apo njerëzit e tyre të dashur. Në një moment, ai nuk mundi ta mbante veten dhe shpërtheu në lot, duke treguar se sa shumë i mungon djali e sa dëshirë do të kishte të mundte t’i thoshte disa fjalë.

“Unë tim biri s’arrita me i dhanë jetën teme që ai të ishte gjallë. Unë po jetoj jetën e tim biri. Më vijnë dy mijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tmerr, një ferr i vërtetë. Unë kam nevojë shumë për atë, me i thanë ‘më fal’, më i thanë ‘të du’, që të gjitha unë ia kam thënë”, u shpreh ai i përlotur, fjalë këto që prekën gjithë të ftuarit. Ky ka qenë një moment mjaft delikat në studion e ‘Ftesë në 5’,.

Kjo deklaratë e Dashamir Dinit, ka prekur dhe të ftuarit dhe Bietën po ashtu, e cila u përlot gjithashtu. /tch


Shtuar 24.02.2020 19:21