Aurela Gaçe thumbon këngëtarët shqiptarë: Blejnë klikime!

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka ironizuar gjithë këngëtarët që blejnë klikime duke marrë si shembull Jennifer Lopez dhe Malumën.

“3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në Youtube 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansat (që dmth o kanë këta o s’di tjetër) ose s’dinë te blejnë, ose ose, duhet të ishin shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh.

Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”, ka shkruar Aurela, duke ironizuar faktin se Lopez dhe Maluma nuk kanë aq fansa sa kanë artistët shqiptarë.

Me pak fjalë, Aurela sapo hodhi një thumb për mënyrën se si disa këngëtarët shqiptarë marrin miliona klikime, në shumë pak kohë. /albeu.com/


Shtuar 30.09.2020 13:08