As gjarpërinjtë dhe as minjtë, Jonida tregon fobinë e saj

Nëse ju mund të keni frikë nga gjarpërinjtë, minjtë apo gjallesa të tjera, frika më e madhe e Jonida Maliqit është diçka totalisht ndryshe.

Ajo ka treguar në Klanifornia se ka frikë nga errësira. E pyetur nga Marina se si ia bën natën, Jonida u shpreh se fle me abazhur ndezur.

Ndërsa për sa i përket defektit të saj më të madh, këngëtarja është shprehur se beson shumë te njerëzit.

Ajo ka shtuar se fakti që ka besim absolut, bën që ndonjëherë, si të gjithë, edhe ajo të zhgënjehet.


Shtuar 23.02.2020 10:34