Angela Martini shtatzanë? Detajet që ngrenë dyshime (FOTO LAJM)

Në dhjetor të 2017 Angela Martini i dha fund beqarisë duke u martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Për shumë kohë modelja ishte pjesë kryesore e medias rozë si pasoj e jetës luksoze dhe postimeve të shpështa me bashkëshortin.

Por papritur Angela lajmëroi se do të shkëputej nga jeta sociale e më pas edhe lajmet se bashkëshorti kishte probleme me drejtësinë morën dhenë, shkruan Albeu.com.

Por duket se së fundmi çifti ka zgjidhur çdo problem dhe Angela është në pritje të një bebushi.

Kjo dyshohet nga foto e fundit e modeles e cila pozon si anjëherë me barkun e fryrë ndryshe nga ç’jemi mësuar duke e parë në forma përfekte dhe asnjë tul të tepërt.

Gjithashtu menjëherë pas publikimit të fotos ndjekësit kanë vëshuar në dyshime dhe pyetje “Je shtatzanë?”.

Megjithatë vetë modelja nuk ka konfirmuar akoma asgjë./albeu.com/


Shtuar 15.02.2020 12:09