Ana e panjohur e Orgesa Zaimit, aftësitë e saj si aktore do ju shkrinë së qeshuri (VIDEO)

Me postimin e fundit në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi na ka kujtuar dhe njëherë talentin e saj në aktrim, i cili i ka surprizuar të gjithë.

Ditë pas dite artistja e njohur ka ndarë skeçe të ndryshme nga filmat shqiptarë humoristikë. I fundit ka qenë ai nga ‘Pallati 176’, i cili ka shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit dhe miqtë e Orgesës.

Në një xhiro të shpejtë në llogarinë e saj do të shikoni se si këngëtarja ka sjellë në forma mjaft origjinale dhe ‘funny’ projekte të njohura kinematografike si ‘8 persona plus’,’Përrallë nga e kaluara’, ‘Mimoza Llastica’, ‘Dy herë mat’ etj.


Shtuar 11.09.2020 08:44