Alketës s’i “pushon” goja as para italianëve: Faleminderit për mundësinë e jetës! (VIDEO)

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu sonte do të moderojë festivalin legjendar të këngës italiane “Sanremo”.

Si një prej protagonisteve të mbrëmjes së sotme, që do të moderojë festivalin bashkë me Amadeus dhe Georgina Rodriguez, prezantuesja shqiptare rrëfeu ndjesinë e pak orëve përpara natës së madhe.

Gjatë konferencës për shtyp të cilën mund t’a shihni në videon e bashkëngjitur lajmit, Alketa u shpreh shumë falenderuese për këtë mundësi të madhe në karrierën e saj.

Alketa Vejsiu nuk harroi të vë theksin tek shqiptarët që jetojnë në Shqipëri por edhe shqiptarët që jetojnë prej shumë vitesh në Itali, duke deklaruar se janë rritur me muzikën italiane dhe këngët e Sanremos. /albeu.com/


Shtuar 6.02.2020 16:29