Alban Skënderaj vazhdon të “gabojë”, publikon fotot e padëshiruara të Miriamit (FOTO LAJM)

Alban Skënderaj ka vendosur që prej disa ditësh të hapë albumet e fotove në karantinë.

Kryesisht këngëtari ngacmon Miriamin me fotot e vjetra duke ia publikuar vazhdimisht në Instagram.

Pak më parë, ai ka publikuar një foto të disa viteve më parë dhe duket se për këtë nuk i ka marrë leje Miriamit.

“2007. Kur ishte moda e barkut jashtë. (Post direkt nga bodrumi pa leje”, shkruan Albani.

Fotoja e shkrepur para 13 vitesh tregon për kohën kur dyshja ishte në lidhje.

Tashmë ata janë më të plotësuar se kurrë dhe prindër të dy fëmijëve.


Shtuar 16.04.2020 20:41