Aktorja protagoniste e serialit të famshëm ”La Casa De Papel”, Itziar Ituno, ka njoftuar sot ndjekësit e saj në Instagram se është prekur nga Covid-19.
E njohur për rolin si inspektorja Raquel Murrillo, aktorja spanjolle në postimin e saj, gjithashtu jep dhe një mesazh për njerëzit:
None found
”Është zyrtare, që nga e premtja mbasdite kam pasur simptomat, temperaturë dhe dhimbje fyti dhe sot ka ardhur konfirmimi i testit epidemiologjik, është Koronavirusi. Rasti im është i lehtë dhe jam mirë, por virusi është shumë i rrezikshëm për njerëzit më të dobët. Kjo nuk është një lojë, dueht të jemi të ndërgjegjshëm, mos e merrni lehtë, ka viktima, jeta e shumë njerëzve është në rrezik dhe nuk e dimë deri ku mund të shkojë. Është koha për solidaritet dhe zemërgjërësi. Qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët. Tani duhet të qëndrojë 15 ditë në karantinë dhe më pas të shohim”
Ituno është vetëm një prej personazheve të njohur që ditët e fundit kanë njoftuar se janë prekur nga Koronavirusi, përmendim këtu Tom Hanks dhe bashkëshorten Rita Wilson, Idris Elba, Rachel Matthews apo Kristofer Hivju. Ndërkohë seriali ”La Casa De Papel” ka premierën në Netflix në datën 3 prill.
Rastet në Spanjë shtohen nga dita në ditë, duke u bërë shteti më i prekur në Europë pas Italisë, me më shumë se 17 mijë të prekur dhe mbi 803 viktima.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…