Categories: Uncategorized

U infektua nga Covid-19, si është gjendja e aktores së serialit të famshëm “Casa De Papel” (FOTO LAJM)

Më 18 mars aktorja e famshme e “La Casa De Papel” njoftoi ndjekësit e saj se ishte infektuar me koronavirus.

Itziar Ituño, me rolin e Raquel Murillo (Lisbonë) në filmin e famshëm, kaloi kohën e izoluar në shtëpi dhe tani është rikuperuar plotësisht nga virusi.

Të lidhura

None found

Në një intervistë, aktorja u shpreh se ndjeu nevojë të tregontë që ishte infektuar pasi kuptoi se gjithçka që po ndodhte nuk po merrej seriozisht.

“Ky nuk është një grip, është shumë më i rrezikshëm. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm,”- shtoi “Lisobna” duke u shprehur se partneri i saj kishte qenë në gjendje më të keqe.

“Fillon me një kollë dhe të nesërmen zgjohesh me ethe. Në përgjithësi burrat bëhen më keq, ndaj ai pas 9 ditësh i sëmurë përfundoi në spital. Ai qëndroi në spital për 8 ditë shumë i sëmurë,”- u shpreh ajo.

Aktorja tha se nuk dëshiron të krijojë alarm por është një çështje shumë serioze, duke treguar edhe simptomat: “Njëra prej tyre është humbja 100% e nuhatje. Gjithashtu kisha dhimbje koke dhe muskulore.”

Aktorja ishte shumë kritike për administrimin e sëmundjes nga autoritetet.

“Realiteti nuk është thënë, ky nuk është një grip i zakonshëm dhe masat u vonuan. Ne u gënjyen dhe situata reale u fsheh nga ne, në mënyrë që paniku të mos përhapej, por po e trajtojnë popullin si fëmijët. Zotërinj, kjo është më e rëndësishme dhe e rrezikshme sesa një grip. Nuk u tha e vërteta në kohë dhe kjo më zemëron shumë,”– u shpreh ajo.

Aktorja rrëfeu se shumë të afërm të saj kanë vdekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur dot ti thotë lamtumirë.

“Në qytetin tim Basauri afër Bilbao ka pasur shumë vdekje. Njerëz të njohur dhe të afërm të mi nuk kanë arritur t’ia dalin dhe ka qenë shumë e vështirë pasi nuk mund t’i them dot lamtumirë ose ti organizonim një ceremoni mortore të denjë.”

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago