Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me aktoren e njohur të humorit, Delinda Disha. Në lidhje me koronavirusin, aktorja u shpreh se është mjaft skeptike dhe ideja e saj është që bëhet fjalë për një mashtrim, që njerëzit të bëjnë vaksinën.
Ajo mendon se është thjesht një grip i zakonshëm sezonal, siç ndodh në çdo periudhë Mars- Prill.
None found
Mirela Milori: Tani duket sikur karantina iku, por koronavirusi është nëpër këmbë. Ke mbajtur një qëndrim shumë të fortë në fakt për koronavirusin, cila është ideja jote?
Delinda Disha: Duke qenë se unë e kam thënë dhe më përpara, ne kemi punuar në kushte shumë të vështira, kur ishte në kulmin e tij virusi nëpër këmbë dhe fatmirësisht nuk na ndodhi asnjë gjë. Jo vetëm stafit, por…
Mirela Milori: Asnjërit?
Delinda Disha: Asnjërit! Por edhe për sa i përket familjarëve tanë sepse sigurisht lëvizja, ardhja në punë, kontakti që kishim me familjarët, me njerëzit e afërm dhe mendoj që është thjesht një grip i zakonshëm sezonal, siç ndodh çdo periudhë Mars- Prill. Fillojnë dhe alergjitë që mund të kenë njerëzit që janë asmatikë, që kanë probleme me frymëmarrjen. Edhe jam e idesë, që e gjitha është një mashtrim dhe është përfundimi që ne të bëjmë vaksinën.
Mirela Milori: Ka një kategori njerëzish që e besojnë këtë, pra që është e gjitha e inskenuar le të themi, që të shkojmë drejt vaksinës, e beson këtë?
Delinda Disha: Po përderisa po tentojnë, përderisa duan ta ripërsërisin, kur çdo gjë është mëse normale, me sa kam vënë re vetëm nëpër institucione dhe bare, ku njerëzit shkojnë konsumojnë dhe vetëm stafi, administrata janë të detyruar të respektojnë masat e higjenës. Për sa i përket pjesës tjetër, unë në lëvizje kam qenë, i kam parë njerëzit, nuk është se përdorim maska, apo të marrin masa mbrojtëse./tvklan.al
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…