Aktori i famshëm rezulton pozitiv me Covid-19! (VIDEO)

Aktori i famshëm Idris Elba ka pranuar nëpërmjet një videoje në llogarinë e tij në Twitter se është infektuar me Covid-19.

Elba është izoluar në shtëpi dhe tregon se nuk ka shfaqur simptoma të virusit.

Gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa aktori ka rrëfyer se ka pasur më herët kontakte me persona të infektuar.

“Këtë mëngjes rezultova pozitiv me Covid-19. Ndihem mirë, deri tani nuk kam simptoma dhe jam izoluar që kur mësova se jam ekspozuar ndaj virusit. Qëndroni në shtëpi dhe jini pragmatikë. Do t’ju mbaj të informuar për gjendjen time. Pa panik”- shkruan aktori krahas videos ku shfaqet me partneren.


Shtuar 16.03.2020 20:56